NDËRRON JETË ISH-USHTARI I UÇK

Një lajm i rëndë dhe i dhimbshëm ka tronditur sot komunën e Vrapçishtit. Në një aksident tragjik në vendin e punës ka humbur jetën Imer Ameti nga Tetova, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ngjarja fatale ndodhi në fshatin Gradec, ku gjatë punës në një objekt ndërtimi, ai u godit për vdekje nga rrëzimi i një krani. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, plagët që mori ishin tepër të rënda dhe nuk arriti t’i mbijetojë.

Humbja e tij ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, ndërsa kujtimi për të dhe kontributi i tij do të mbeten të paharruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *