Biznesmeni shqiptar Samir Mane pritet të zgjerojë investimet e tij edhe në Tetovë. Sipas informacioneve, ai është në bisedime për të marrë me koncesion afatgjatë hapësirën e njohur si “shtëpia përmirësuese për fëmijët”, në bashkëpunim me Myftininë e Tetovës.
Zona ndodhet pranë stadiumit të “KF Dardanët”, ku planifikohet ndërtimi i një kompleksi të ri në formë “fshati të vogël”. Burimet bëjnë të ditur se marrëveshja mund të përmbyllet brenda ditëve në vijim.
