Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë vendin ka ndaluar 15 shoferë për shkelje të rënda në komunikacion. Nga të ndaluarit, 12 persona janë kapur duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi, dy të tjerë kanë qenë me ndalim aktiv për drejtim, ndërsa një shofer është ndaluar nën ndikimin e alkoolit.
Sipas autoriteteve, rastet janë evidentuar në disa qytete të vendit, mes tyre në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Veles, Dibër, Manastir, Negotinë dhe Strumicë.
Pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.
Nga policia u bëhet thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.
