Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat vlejnë për datën 17 prill 2026.
Sipas njoftimit, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e mëngjesit:
Nafta (dizel) do të shitet deri në 1.74 euro për litër, benzina deri në 1.43 euro për litër, ndërsa gazi në 0.88 euro për litër.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që në rast të parregullsive apo shkeljeve të raportojnë përmes emailit zyrtar konsumatori@rks-gov.net ose duke telefonuar në numrin falas 0800 11000.
