Kuvendi hap konkurs për anëtar të ri në Antikorrupsion – afati 10 ditë

Kuvendi hap konkurs për anëtar të ri në Antikorrupsion – afati 10 ditë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shpallur thirrje publike për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas kushteve të publikuara, kandidatët duhet të jenë shtetas të vendit me vendbanim të përhershëm, të kenë arsim të lartë në fusha si juridiku, ekonomia, komunikimi apo shkencat politike, si dhe të kenë minimum 10 vite përvojë pune, prej të cilave të paktën 6 vite në fusha që lidhen me luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit ose qeverisjen e mirë.

Një nga kriteret kryesore është që aplikuesit të mos kenë ushtruar funksione politike apo partiake gjatë 10 viteve të fundit dhe të mos kenë qenë donatorë të partive politike. Po ashtu, nuk lejohet rikandidimi i personave që më parë kanë qenë pjesë e këtij komisioni, pavarësisht kohëzgjatjes së mandatit.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë aplikimin me dokumentacionin përkatës dhe një deklaratë të noterizuar brenda 10 ditëve nga publikimi i konkursit në Gazetën Zyrtare.

Në njoftim theksohet se të dhënat personale të kandidatëve do të përdoren vetëm për procesin e përzgjedhjes dhe mund të publikohen pjesërisht në faqen zyrtare të Kuvendit, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave.

Ky konkurs vjen pas dorëheqjes së ish-anëtares Cveta Ristovska, e cila ishte përfshirë në hetime për konflikt interesi dhe çështje që lidhen me mosdeklarimin e pasurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *