Plan i ri për Tetovën: Fund kaosit në trafik apo vetëm premtime?

Komuna e Tetovës më në fund ka publikuar Planin e Mobilitetit 2026–2036, një dokument strategjik që synon të përmirësojë trafikun dhe lëvizjen në qytet. Megjithatë, plani nuk përfshin afate të qarta për realizimin e projekteve, duke lënë hapësirë për dyshime rreth zbatimit.

Plani parashikon masa të ndryshme si ndërtimi i parkingjeve të reja, përfshirë garazhe shumëkatëshe, largimin e veturave nga bulevardet kryesore, krijimin e korsive për autobusë dhe riorganizimin e trafikut me rrugë njëkahëshe.

Gjithashtu, synohet vendosja e sistemit “Park & Ride”, që do t’u mundësojë qytetarëve të lënë veturat në hyrje të qytetit dhe të vazhdojnë me transport publik, si dhe digjitalizimi i parkimit dhe kontrollit në trafik.

Zbatimi i planit është i ndarë në faza: disa masa pritet të nisin shpejt, ndërsa projektet më të mëdha janë parashikuar për afat më të gjatë.

Kryetari i komunës, Bilall Kasami, deklaroi se synojnë që një pjesë e masave, veçanërisht ato për parkingjet, të realizohen më shpejt se sa është paraparë, por pa dhënë një afat konkret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *