Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa

Dua Lipa dhe partneri i saj Callum Turner pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore në Palermo këtë shtator, pas konfirmimit të fejesës që u bë publik vitin e kaluar.

Sipas raportimeve të Giornale di Sicilia, përgatitjet për dasmën tashmë kanë nisur, me një organizator profesionist që po kujdeset për çdo detaj të eventit, i cili pritet të zhvillohet nga data 5 deri më 7 shtator.

Ceremonia është përshkruar si një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në botën e showbiz-it, ku pritet pjesëmarrja e shumë figurave të njohura ndërkombëtare. Burime të afërta me organizimin sugjerojnë se të ftuarit VIP do të mbërrijnë me avionë privatë, duke e kthyer eventin në një spektakël të vërtetë luksi.

Vetë Dua Lipa kishte ndarë më herët emocionet e saj në një intervistë për British Vogue, ku konfirmoi fejesën dhe e përshkroi atë si një moment shumë të veçantë në jetën e saj.

Edhe pse çifti ka zgjedhur të mbajë një profil relativisht privat për lidhjen e tyre, kjo dasmë pritet të tërheqë vëmendjen globale dhe të shndërrohet në një nga ngjarjet më të komentuara të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *