Nga shapkat te këpucët elegante: Këto modele shkojnë perfekt me xhinset “barrel” këtë pranverë
Nëse je fans i xhinseve, e di sa e vështirë është të gjesh modelin ideal. Shpesh, sapo gjejmë një prerje që na rri mirë, qëndrojmë besnikë ndaj saj dhe shmangim eksperimentet. Por vitin e fundit, një model i ri ka thyer këtë rutinë: xhinset “barrel”.
Ky stil dallohet për belin e theksuar, prerjen më të lirshme në pjesën e këmbëve dhe ngushtimin te kyçet. Zakonisht me bel mesatar ose të lartë, këto xhinse ofrojnë një formë moderne dhe të rehatshme. Ndryshe nga modelet shumë të gjera, fundi i ngushtuar i tyre i bën më të lehta për t’u kombinuar me këpucë të ndryshme.
Për të krijuar një look të plotë dhe të stiluar, këto janë disa nga modelet më të mira të këpucëve që i shkojnë në mënyrë perfekte xhinseve “barrel” këtë sezon:
1. Sandale me takë në stil minimalist
Këto sandale japin një prekje elegante pa e bërë veshjen shumë formale. Janë ideale për ditët e ngrohta dhe kombinohen lehtësisht me xhinset për një pamje chic.
2. Atlete kamoshi në ngjyra të forta
Nëse dëshiron t’i japësh jetë outfit-it, atletet me ngjyra si jeshile apo tone të tjera të gjalla janë zgjedhja perfekte. Ato krijojnë kontrast dhe energji në kombinim me xhinset.
3. Balerina klasike dhe moderne
Balerinat janë rikthyer fuqishëm këtë sezon. Qoftë modele të thjeshta apo me detaje dekorative, ato sjellin një pamje të pastër dhe elegante.
4. Shapka të sheshta
Një zgjedhje praktike dhe shumë e rehatshme, e frymëzuar nga stili skandinav. Kombinimi i tyre me xhinse “barrel” krijon një look të thjeshtë, por shumë stil.
5. Këpucë me majë dhe takë të ulët
Modelet me rrip pas thembrës dhe takë të vogël janë perfekte për përditshmëri. Ato ofrojnë rehati dhe elegancë njëkohësisht, duke kaluar lehtësisht nga dita në mbrëmje.
Në fund, xhinset “barrel” janë një zgjedhje ideale për ata që duan të kombinojnë rehati dhe stil modern. Me këpucët e duhura, mund të krijosh kombinime të ndryshme që funksionojnë për çdo rast, nga daljet casual deri te ato më elegante.
