Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka bërë një hap të ri në karrierën e saj, duke zyrtarizuar bashkëpunimin me një shtëpi të re diskografike.
Ajo tashmë do të menaxhohet nga Elsamed Senaj dhe Fullmoon Production, një zhvillim që pritet të sjellë projekte të reja dhe më ambicioze në skenën muzikore.
Lajmi u konfirmua përmes rrjeteve sociale, ku u la të kuptohet se artistja dhe ekipi i saj janë gati për një fazë të re, me synime për sukses dhe rekorde të reja.
Ky ndryshim vjen pas një periudhe bashkëpunimi me producentin Faton Shoshi, gjatë së cilës Xhensila solli disa projekte të suksesshme.
Fansat e kanë pritur pozitivisht këtë lëvizje, duke e parë si një rikthim të fuqishëm të saj në krye të industrisë muzikore.
