Një grua që jeton në Dubai ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka treguar një detaj luksi nga jeta e saj private. Sipas saj, bashkëshorti i saj shumë i pasur i ka blerë një ishull privat me vlerë rreth 50 milionë euro, vetëm që ajo të ndihet më e lirë gjatë pushimeve.
Ajo njihet në TikTok me emrin soudiofarabia dhe shpesh ndan momente nga jeta e saj luksoze me partnerin, një biznesmen i suksesshëm. 26-vjeçarja, e cila e përshkruan veten si “shtëpiake me kohë të plotë”, publikon vazhdimisht video që tregojnë stilin e tyre të jetesës.
Në një postim të fundit, që u bë viral mes ndjekësve të saj, ajo zbuloi se dhurata më e re nga bashkëshorti ishte një ishull privat diku në Azi. Në përshkrim, ajo shkroi me humor: “Kur do të veshësh bikini pa u shqetësuar… dhe partneri yt vendos ta zgjidhë këtë duke blerë një ishull.”
Burri nga Dubai blen ishull 50milion euro vetem per ti dhene hapsire gruas te veshe bikini
