Një rast i çuditshëm po qarkullon në rrjete sociale, ku një i ri ka habitur të gjithë me “orar të ngarkuar”… pa bërë asgjë konkrete.
Sipas miqve të tij, ai mban alarm në telefon çdo 5 minuta, por jo për punë apo obligime – por për t’i kujtuar vetes të pushojë nga pushimi.
“Kam shumë stres nga mosbërja e asgjëje,” thuhet se ka deklaruar ai me seriozitet, duke shtuar se dita i kalon shumë shpejt “duke planifikuar çfarë nuk do të bëjë”.
Në një video që është bërë virale, ai shihet duke shënuar në një fletore:
- 10:00 – Mos bëj asgjë
- 10:05 – Kontrollo nëse po bën asgjë
- 10:10 – Pushim nga mosbërja e asgjëje
Komentuesit në rrjet kanë shpërthyer në humor, duke e quajtur “njeriu më produktiv në dembelizëm”.
Ndërkohë, disa të tjerë janë shprehur se mund ta provojnë edhe vetë këtë “metodë”, pasi duket më pak stresuese se jeta reale… 😅
