NP “Higjiena Komunale” në Shkup me aksion për pagesë të borxheve pa kamatë deri më 5 qershor

Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” – Shkup ka bërë të ditur se ka filluar një aksion për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që lidhen me shërbimet e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për borxhe të evidentuara në kuadër të llogarisë së përbashkët me NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, duke përfshirë si detyrimet e rregullta ashtu edhe ato që janë në kontest.

Në kuadër të këtij aksioni, qytetarëve u jepet mundësia që të shlyejnë borxhet pa u ngarkuar me kamatë për vonesat, çka paraqet një lehtësim për ata që kanë detyrime të papaguara.

Autoritetet bëjnë të ditur se kjo masë është e përkohshme dhe do të jetë në fuqi nga data 20 prill 2026 deri më 5 qershor 2026, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të rregulluar obligimet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *