Dashi
Ndikimi i Venusit ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft harmonik gjate kësaj dite. Do i merrni gjerat me më shume seriozitet dhe do i sqaroni njëherë e mire pengjet e se shkuarës. Beqaret do njihen me persona vërtet te veçante dhe do fillojnë shume shpejt një lidhje afatgjate me ta. Qe ne fillim do iu japin siguri ata persona. Financat do mbeten gjithë kohës te ekuilibruara.
Demi
Saturni do luaje me zemrën tuaj gjate kësaj dite. Asgjë nuk ka për te ecur si do e dëshironit ne jetën ne çift dhe keqkuptimet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene gati për te ndryshuar status dhe do përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet. Sektori i financave do jete mjaft i qete. Çdo shpenzime do e kryeni me kujdes ne mënyrë qe buxheti te mos dobësohet.
Binjaket
Do qëndroni me afër me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do kaloni çaste fantastike pranë tij. Dashurinë qe ndjeni ne zemër do e shprehni pa dorashka. Beqaret do takojnë persona mjaft joshës pranë te cilëve do ndihen mire. Nëse ju kërkohet diçka me tepër, mendohuni mire para se te ktheni përgjigje. Financat do kenë disa përmirësime te cilat do i bëjnë te shpenzojnë me qetësi.
Gaforrja
Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete tejet i ngrohte gjate kësaj dite. Shume gjera do rregullohen dhe do e shihni te ardhmen me një sy tjetër. Beqaret nuk do jene fare ne humor dhe do refuzojnë çdo lloj ftese qe do iu behet. Buxheti do ketë disa përmirësime, megjithatë ende gjendja nuk është aq e mire sa për te kryer investime kuturu. Kujdes!
Luani
Te dashuruarit do kenë probleme te mëdha sot me personat qe kane ne krah. Secili do ketë mendime te ndryshme nga te tjetrit dhe askush nuk do hape rruge. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me një person qe sapo do takojnë dhe bata do ju duket shume me ndryshe nga me pare. Financat do jene ende delikate, prandaj kujdes me çdo shpenzim.
Virgjeresha
Planetët do ua mbrojnë gjate gjithë kohës sot jetën tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin do jete tejet e ngrohte. Shfrytëzojeni sa te keni mundësi. Beqaret do jene me shume fat dhe do mund te takojnë personin qe kane ëndërruar prej kohesh. Financat mund te përmirësohen vetëm nëse merrni ndonjë trashëgimi apo nëse iu japin shpërblime ne pune.
Peshorja
Analizojini me kujdes gjerat sot ju te dashuruarit sepse vetëm kështu marrëdhënia ne çift do filloje te përmirësohet. Nga ana tjetër duhet te tregoheni sa me tolerante qe te mundeni. Beqaret nuk do kenë aspak dyshime për atë qe do ndiejnë dhe do hidhen ne krahët e personit qe pëlqejnë. Financat do jene delikate, kështu qe mire është te shmangni çdo shpenzim dhe ta riorganizoni situatën.
