Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, ka ndërruar jetë gazetarja dhe redaktorja Gordana Duvnjak, një emër i njohur në median vendase, sidomos në raportimin për politikë dhe drejtësi.
Ajo e nisi karrierën e saj në vitin 1988 në Radiotelevizioni i Maqedonisë, ku punoi për rreth dy vite. Më pas, nga viti 1991 deri në 1999, ishte pjesë e redaksisë së Nova Makedonija. Një pjesë e madhe e karrierës së saj lidhet me Utrinski Vesnik, ku nga viti 1999 deri në 2017 kontribuoi si gazetare dhe redaktore.
Në vitin 2017 iu bashkua portalit Makfax, ndërsa një vit më vonë ishte pjesë e televizionit 1TV, ku mbajti edhe rol drejtues editorial. Që nga viti 2019, ajo ishte e angazhuar në javoren Focus.
Lajmin për ndarjen nga jeta e bëri të ditur djali i saj, Martin Duvnjak, përmes një mesazhi prekës, ku e përshkroi si një grua të fortë, një nënë të përkushtuar dhe një profesioniste të dalluar.
Sipas njoftimit, ajo ishte 61 vjeç. Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, me homazhe në orën 11:00 në kapelë, ndërsa në orën 12:00 do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Butelit.
