⚠️ ÇMIMET E REJA TË NAFTËS! Nga ora 10:00 ndryshon gjithçka – shiko sa kushton tani!

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat vlejnë për datën 17 prill 2026.

Sipas njoftimit, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e mëngjesit:

Nafta (dizel) do të shitet deri në 1.74 euro për litër, benzina deri në 1.43 euro për litër, ndërsa gazi në 0.88 euro për litër.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që në rast të parregullsive apo shkeljeve të raportojnë përmes emailit zyrtar konsumatori@rks-gov.net ose duke telefonuar në numrin falas 0800 11000.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *