81-vjeçari ka vozitur në drejtim të kundërt në autostradën Shkup – Veles, arrestohet

Një 81-vjeçar nga Kriva Pallanka është ndaluar nga policia pasi ka drejtuar automjetin në drejtim të kundërt në autostradën Shkup–Veles, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në komunikacion.

Sipas informacioneve nga autoritetet, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, kur i moshuari me inicialet M.A. po lëvizte me automjetin e tij në kah të kundërt. Ai është ndaluar nga zyrtarët e Njësisë Mobile për Siguri në Trafikun Rrugor në pikën pagesore “Sopot”, pranë Velesit.

Gjatë kontrollit, është konstatuar se bëhej fjalë për një automjet të tipit “Hyundai” me targa të Kriva Pallankës, i cili po qarkullonte në mënyrë të kundërligjshme në autostradë.

Me urdhër të prokurorit publik, 81-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ndërmerren masa ligjore përkatëse, njoftuan nga SPB Veles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *