🌧️ Kthesa e motit në Maqedoni! Diell + reshje gjatë ditës – fundjava sjell surpriza

Sot në Maqedoninë e Veriut pritet një mot i përzier, me intervale dielli dhe vranësira të herëpashershme. Në rajonet jugore parashihen kushte për reshje të lehta shiu.

Në të gjithë vendin do të ndjehet një erë e butë nga veriu.

Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa gjatë ditës do të arrijnë nga 17 deri në 25 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës, moti do të mbetet i paqëndrueshëm, me alternim mes periudhave me diell dhe vranësirave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *