Kthesë e papritur në “Ferma VIP”: Indriti tërhiqet, Vanesa merr vendim drastik
Pas një momenti romantik që la të kuptohej se marrëdhënia e tyre po forcohej, raporti mes Indrit dhe Vanesës në “Ferma VIP” ka marrë një drejtim krejt tjetër.
Mbrëmjen e kaluar, pas afrimitetit dhe puthjes së shkëmbyer, ata kanë zhvilluar një bisedë të gjatë dhe të sinqertë. Gjatë këtij diskutimi, Indriti ka bërë të qartë se nuk ndihet i gatshëm për të vazhduar një lidhje romantike në këtë fazë, duke kërkuar që mes tyre të mos krijohen pritshmëri të gabuara.
Ai është shprehur se Vanesën e vlerëson për natyrën e saj dhe e konsideron një person me shpirt të pastër, por në të njëjtën kohë nuk e ndjen veten të lirë për të nisur diçka më shumë për momentin.
Nga ana tjetër, Vanesa ka zbuluar një vendim të rëndësishëm që lidhet me jetën e saj jashtë formatit. Ajo ka deklaruar se planifikon të ndërpresë marrëdhënien që ka jashtë, duke sqaruar se do të ketë një bisedë përfundimtare sapo të dalë nga programi.
Sipas saj, nuk është e drejtë të vazhdojë rrugëtimin në këtë mënyrë, duke mbajtur brenda ndjenja të paqarta dhe njëkohësisht duke lënë dikë tjetër në pritje jashtë.
Zhvillimet e fundit kanë nxitur reagime dhe diskutime të shumta brenda shtëpisë së “Ferma VIP”, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të evoluojë marrëdhënia mes tyre në ditët në vijim.
