I kërkoi të linte lojën dhe të kthehej me të në shtëpi/ Miri reagon për herë të parë për takimin e Selin me të ëmën

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Big Brother VIP Albania – Post, ish-finalisti Miri ka ndarë publikisht një pakënaqësi lidhur me një moment të ndjeshëm që ndodhi brenda shtëpisë.

Ai u ndal te situata kur Selin u takua me nënën e saj, e cila i kërkoi të largohej nga gara. Sipas Mirit, akuzat e bëra në atë moment ndaj tij dhe Rogertit mbetën pa një përgjigje të drejtëpërdrejtë, pasi nuk iu dha hapësira për të reaguar.

Në diskutimin me moderatorin Ledion Liço, ai theksoi se nuk ka ndjerë ndonjë qëndrim personal kundër tij, por disa vendime gjatë emisionit nuk i janë dukur të drejta.

“Do të doja të më jepej fjala në atë moment, pasi situata ishte serioze dhe kishim diçka për të sqaruar,” u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Selin theksoi se kush ka diçka për të sqaruar duhet të reagojë vetë dhe të kërkojë fjalën, ndërsa opinionisti Arbër Hajdari shtoi se koha në spektakël është e kufizuar dhe se Miri ka pasur mundësi të flasë sa herë ka dashur.

Debati mbeti në nivel diskutimi, por nxori në pah edhe një herë tensionet dhe interpretimet e ndryshme që lindin nga situatat brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *