Fabjola: Ne të dy nuk mundet të vazhdojmë

Pas një momenti emocional dhe të ngarkuar në spektaklin e së premtes të Ferma VIP, ku në studio u shfaq vëllai i saj për të përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë nga familja, Fabjola Elezaj duket se ka marrë një vendim të vështirë në lidhje me raportin e saj me Adioni.

Në vazhdim të zhvillimeve, Fabjola është rikthyer në dhomën e rrëfimit, aty ku ndodhej Adioni, dhe i ka shprehur qartë se duhet të vendosin distancë mes tyre. Ky vendim erdhi si pasojë e kërkesave të familjes së saj dhe shqetësimit që kjo situatë ka shkaktuar jashtë shtëpisë.

Gjatë bisedës, ajo u shpreh se që në fillim kishte pasur frikë se gjërat mund të shkonin në këtë drejtim. Sipas saj, presioni dhe reagimet e familjarëve e kanë bërë të ndihet e rënduar emocionalisht, duke e vendosur përballë një zgjedhjeje të vështirë mes ndjenjave dhe respektit ndaj familjes.

Fabjola theksoi gjithashtu se situata ka ndikuar negativisht edhe në gjendjen e të afërmve të saj, gjë që e ka bërë të ndihet fajtore dhe e detyruar të marrë këtë vendim. Ajo bëri të ditur se qëndrimi i saj në spektakël tashmë vjen me një kusht të qartë: distancimi nga çdo lidhje me Adionin.

Ky zhvillim ka sjellë një kthesë të fortë në dinamikat brenda shtëpisë, duke lënë të hapur pyetjen se si do të ndikojë kjo në raportet mes banorëve në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *