“Azizi: Gjuha shqipe e garantuar me ligj, Kuvendi në përputhje të plotë me rregullat”

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka deklaruar se përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore mbetet i garantuar dhe nuk është në asnjë rrezik, duke theksuar se ligji për përdorimin e gjuhëve zbatohet plotësisht.

Sipas tij, të gjitha vendimet dhe aktet e miratuara nga Kuvendi gjatë vitit të fundit janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Azizi nënvizoi se kjo vërtetohet edhe nga të dhënat zyrtare të publikuara në Gazetën Zyrtare për vitin 2025.

“Gjuha shqipe është e paprekshme dhe kjo është e garantuar. Kuvendi e respekton plotësisht përdorimin e saj dhe çdo akt i miratuar është në harmoni me ligjin”, u shpreh ai.

Në të njëjtën kohë, ai kritikoi opozitën shqiptare, duke e akuzuar për shfrytëzim të kësaj teme për përfitime politike. Sipas Azizit, disa përfaqësues të opozitës vetëm publikisht paraqiten si mbrojtës të gjuhës shqipe, ndërsa në praktikë veprojnë ndryshe.

Këto deklarata vijnë në një periudhë kur përdorimi i gjuhës shqipe vazhdon të mbetet një nga çështjet më të diskutuara në skenën politike në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *