Sanja Kamberska Pejoviç: E adhuroj gjuhën shqipe

Në një shoqëri multietnike si Maqedonia e Veriut, mësimi i gjuhës së “tjetrit” mbetet një nga rrugët më të siqerta drejt mirëkuptimit dhe bashkëjetesës. Sanja Kamberska Pejoviç, e diplomuar në gjuhën shqipe dhe përkthyese e autorizuar, ndan përvojën e saj mbi rëndësinë e gjuhëve si pasuri personale dhe shoqërore.Në intervistën për agjencinë e lajmeve INA, ajo thotë se, e adhuron gjuhën shqipe.
INA: Cfarë ju motivoi fillimisht ta mësoni gjuhën shqipe dhe si ka ndryshuar perceptimi juaj për kulturën shqiptare gjatë këtij procesi?
Në një shoqëri multietnike si Maqedonia e Veriut, mësimi i gjuhës së “tjetrit” mbetet një nga rrugët më të sigurta drejt mirëkuptimit dhe bashkëjetesës. Sanja Kamberska Pejoviç, e diplomuar në gjuhën shqipe dhe përkthyese e autorizuar, ndan përvojën e saj mbi rëndësinë e gjuhëve si pasuri personale dhe shoqërore.Në intervistën pěr agjencinë e lajmeve INA, ajo thotë se, e adhuron gjuhën shqipe.
Motivimi im fillestar ishte praktik – komunikimi me njerëzit e përditshmërisë kolegët, miqtë dhe një kuptim më i mirë i mjedisit ku jetoj. Me kalimin e kohës, mësimi i gjuhës nuk ishte më vetëm një aftësi teknike, por një dritare drejt kulturës. Fillova ta përjetoj, kulturën shqiptare më afër, të kuptoj vlerat, traditat dhe mënyrën e të menduarit, gjë që e zvogëloi ndjeshëm distancën dhe stereotipet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *