Aktorja dhe artistja Zoë Kravitz është shfaqur në New York City duke tërhequr vëmendjen me një unazë të re fejese, ndërsa dalin detaje të reja rreth propozimit nga Harry Styles.
37-vjeçarja është parë gjatë një daljeje të zakonshme, e veshur thjesht, por me unazën me diamant të madh që nuk kaloi pa u vënë re. Sipas vlerësimeve të ekspertëve të bizhuterive, bëhet fjalë për një diamant rreth 10 karatësh, me një vlerë që mund të arrijë afërsisht 1 milion dollarë (rreth 930 mijë euro), raportojnë mediat ndërkombëtare.
Burime pranë çiftit tregojnë se propozimi ka qenë mjaft romantik dhe në stil klasik, ndërsa aktorja thuhet se ka pranuar menjëherë. Sipas tyre, ajo është shumë e lumtur dhe thellësisht e dashuruar.
Dyshja ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes për një lidhje të mundshme serioze, pasi janë parë shpesh së bashku në Londër dhe në New York City, duke e bërë këtë fejesë një nga lajmet më të diskutuara të momentit në botën e showbiz-it.

