Arrestohet ish-kreu i FFM-së, Muhamet Sejdini, dyshohet për keqpërdorim të rreth 700 mijë eurove

Ish-drejtuesi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, është ndaluar gjatë një operacioni të zhvilluar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.

Sipas dyshimeve fillestare, ai lidhet me përvetësimin dhe keqpërdorimin e rreth 700 mijë eurove, mjete të destinuara nga UEFA për ndërtimin dhe përmirësimin e tribunës në stadiumin Biljanini Izvori në Ohër.

Nga MPB bëhet e ditur se aksioni është realizuar nga njësitë për luftimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, në bashkëpunim me policinë kriminale, ku personi me inicialet M.S. është privuar nga liria për shkak të dyshimeve për vepra penale që lidhen me keqpërdorim të fondeve.

Autoritetet theksojnë se hetimet janë ende në zhvillim dhe po kryhen veprime të tjera me urdhër të prokurorit kompetent. Më shumë detaje pritet të bëhen publike pas përfundimit të procedurave hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *