Këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij, Eronita, kanë ndarë një lajm të bukur me publikun, duke bërë të ditur se së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi u konfirmua përmes disa publikimeve në rrjetet sociale, ku çifti shfaqet i lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërsa vëmendjen e merr edhe barku i rrumbullakosur i Eronitës.
Përveç shtatzënisë, ata kanë zbuluar edhe një detaj që ka zgjuar shumë interes tek ndjekësit: gjinia e foshnjës. Nga postimet në InstaStory, është kuptuar se çifti është në pritje të një djali.
Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes në mediat rozë, ndërsa jo shumë kohë më parë ata e zyrtarizuan dashurinë me martesë.
Së fundmi, Eronita ka bashkëbiseduar me ndjekësit në Instagram, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta dhe duke ndarë momente nga kjo periudhë e veçantë. Në mesin e komenteve, spikasin edhe urimet dhe fjalët e mira që ka marrë nga publiku.
