Më 17 prill 2026, rreth orës 18:30, në SPB Shkup është paraqitur një rast nga një 76-vjeçar nga kryeqyteti. Ai ka deklaruar se një ditë më parë, rreth orës 22:30, në shtëpinë e tij në zonën e Draçevës, pas një konflikti paraprak, ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij 50-vjeçar me inicialet G.P. dhe vajza 46-vjeçare me inicialet S.P.
Sipas deklarimit të tij, kjo nuk ishte hera e parë, pasi më herët kishte përjetuar edhe dhunë psikologjike dhe fizike, por nuk e kishte denoncuar rastin.
Pas ndërmarrjes së veprimeve nga ana e policisë, rreth orës 20:20, zyrtarët nga Stacioni Policor Kisella Vodë kanë zhvilluar biseda zyrtare me dy personat e përfshirë, bëjnë të ditur nga MPB.
