Skenar i ri i FIFA-s mund t’i hapë derën Kosovës për në Kampionatin Botëror

Sipas burimeve të fundit nga Seasiagoal, FIFA po analizon një skenar alternativ që përfshin një “play-off” të jashtëzakonshëm ndër-konfederal, në rast se Irani largohet përfundimisht nga gara për shkak të situatës gjeopolitike.

Ky opsion i përfolur do të përfshinte një mini-turne ku dy përfaqësuese nga Evropa dhe dy nga Azia do të ndesheshin për të siguruar një vend të fundit në fazën finale.

Një zhvillim i tillë ka ringjallur shpresat për disa kombëtare që nuk arritën të kualifikohen drejtpërdrejt.

Në mesin e tyre, Kosova përmendet si një nga skuadrat që mund të përfitojë nga ky skenar, duke marrë parasysh paraqitjet solide dhe emocionuese gjatë kualifikueseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *