Çmimet e derivateve në Kosovë kanë pësuar një ndryshim të lehtë, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
Nga sot, nafta do të tregtohet me 1.75 euro për litër, një rënie e vogël krahasuar me 1.76 euro sa ishte në mesjavë. Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, benzina do të kushtojë 1.43 euro për litër, ndërsa gazi do të shitet me 0.88 euro për litër.
Këto çmime të reja do të hyjnë në fuqi duke filluar nga ora 10:00 dhe pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në shpenzimet ditore të qytetarëve.
Lëvizje e vogël në shifra, por me ndikim të madh në xhepin e konsumatorëve… ⛽👀
