Nga 13 deri më 19 prill, në të gjithë territorin e Maqedonisë do të zhvillohet aksioni evropian për kontroll të shpejtësisë në komunikacion.
Policia rrugore, në kuadër të rrjetit evropian ROADPOL, do të intensifikojë kontrollet ndaj shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.
Pika kryesore e këtij aksioni do të jetë më 15 prill, kur do të organizohet “Maratona 24-orëshe e shpejtësisë”, me kontrolle të vazhdueshme gjatë gjithë ditës dhe natës.
Autoritetet theksojnë se shpejtësia mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja të rënda, prandaj qëllimi i këtij aksioni është rritja e sigurisë në rrugë dhe parandalimi i tragjedive.
Sipas Policisë, një pjesë e lokacioneve të kontrolleve janë të njohura paraprakisht për shoferët, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe jo vetëm ndëshkimin.
