Këngëtarja shqiptare Rina Balaj ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor që pritet të tërheqë vëmendjen e fansave.
Lajmin e ka ndarë vetë artistja përmes një postimi në Instagram, duke zbuluar edhe detaje nga publikimi i radhës.
Kënga titullohet “Ma Baby, Ma Friend” dhe do të publikohet më 30 prill. Ky projekt vjen në bashkëpunim me artistin 6 AM, duke sjellë një kombinim të ri në skenën muzikore.
https://www.instagram.com/p/DXpBzRhjKJd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=97675fc0-b46c-4055-803c-f8fa5811f1a6
Ata vijnë në stilin e tyre dhe besohet se do të pritet mirë edhe nga fansat e publiku.
E fundit e publikuar nga Rina titullohet “Harro” që ka grumbulluar afro dy milionë klikime.
E njëjta viteve të fundit ka bërë një ndryshim të madh në stil muzikor, i cili edhe po pëlqehet tejet shumë.
Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë kësaj here.
