“Dashnori i Monikës”, si u kuptua e vërteta në sallën e gjyqit

Një histori që duket si film, por që vjen direkt nga politika shqiptare! Monika Kryemadhi ka shpërthyer me një rrëfim që po bën xhiron e rrjetit, duke zbuluar prapaskena të pazakonta nga ndarja me Ilir Meta.

Sipas saj, gjithçka nisi nga thashetheme brenda rrethit të Metës, ku u pretendua se në telefonin e saj ishin gjetur mesazhe me një “të dashur” misterioz. Dyshimet u rritën aq shumë, sa çuan deri në largimin e Metës nga shtëpia.

Por kthesa vjen si në film… 🎬

Mesazhet që u përdorën si “provë tradhtie” ishin me një kontakt të ruajtur si “zemra ime”. Kur u verifikuan gjatë një seance zyrtare, doli e vërteta që askush nuk e priste: numri i përkiste vetë Ilir Metës!

Pra, “dashnori” i përfolur… ishte në fakt bashkëshorti i saj.

Kryemadhi u shpreh ftohtë pas kësaj situate, duke lënë të kuptohet se për të, kjo histori tashmë i përket së shkuarës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *