
Rihanna ka ndezur sërish rrjetet sociale pasi publikoi disa fotografi në Instagram, ku shfaqet me të brendshme nga koleksioni i saj “Savage X Fenty”. Artistja 36-vjeçare pozon me një set të kuq me motive lulesh, duke promovuar drejtpërdrejt markën e saj të suksesshme.
Në imazhe, ajo paraqitet me reçipeta me dekolte të theksuar, tanga dhe një minifund elegant, duke krijuar një kombinim që u komentua gjerësisht nga fansat. Shumë prej tyre e cilësuan si “më tërheqëse se kurrë”, duke e bërë postimin viral brenda pak orësh.
Marka “Savage X Fenty”, e themeluar nga Rihanna në vitin 2018, është kthyer në një nga emrat më të fuqishëm në industrinë e modës, me një vlerë që i afrohet 1 miliard dollarëve. Edhe pse ajo u tërhoq nga pozita e CEO në vitin 2023, vazhdon të jetë bashkëpronare dhe një figurë kyçe në drejtimin strategjik të kompanisë.
Ndërkohë, partneri i saj ASAP Rocky ka folur rrallë për jetën private, duke theksuar se Rihanna ka ndryshuar pas mëmësisë, por për të ajo ka qenë gjithmonë një figurë e veçantë dhe magjepsëse. Çifti janë prindër të tre fëmijëve, duke ruajtur një balancë mes jetës familjare dhe karrierës së suksesshme.

