Nehat Osmani ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka marrë zyrtarisht detyrën si udhëheqës i Agjencionit për Punësim në Tetovë, duke theksuar se do ta ushtrojë këtë funksion me përgjegjësi të lartë dhe në shërbim të qytetarëve.
Në reagimin e tij publik, Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, si dhe nga koalicioni VLEN, duke vlerësuar besimin e treguar ndaj tij.
Ai nënvizoi se prioriteti i tij do të jetë rritja e efikasitetit të institucionit, transparenca në punë dhe ofrimi i shërbimeve më cilësore për qytetarët e Tetovës.
“Është një përgjegjësi që e marr me nder dhe përkushtim. Do të punoj që Agjencioni për Punësim të jetë më afër qytetarëve dhe nevojave të tyre”, ka deklaruar Osmani
