Më 17.04.2026, rreth orës 18:15, zyrtarët policorë nga OVR Kavadarci, në bashkëpunim me Njësinë për qen shërbimi, kanë kryer kontroll në shtëpinë e R.Sh. (18) nga Rosomani.
Kontrolli është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Kavadarci. Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një substancë e bardhë pluhur dhe një mjet i mprehtë.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës.
