Një aksion i papritur i policisë është zhvilluar në banesën e ish-kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Sipas informacioneve, ndërhyrja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, pas dyshimeve që lidhen me djalin e saj të mitur, rreth 16 vjeç, i cili dyshohet për përfshirje në shitjen e lëndëve narkotike.
Burime nga policia bëjnë të ditur se gjatë kontrollit është konstatuar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike, të cilat dyshohet se ishin të përgatitura dhe të paketuara për shpërndarje.
Po ashtu, më herët gjatë hetimeve, në një lokal që i mituri e kishte marrë me qira, autoritetet kishin zbuluar disa qese të gatshme për shitje, përfshirë rreth 120 gramë marihuanë të paketuar, si dhe 1.5 gramë kokainë të pastër.
