SHERR NË EMISION! Fjalori kalon çdo limit, ndërpritet debati në “Top Story”!

Një përplasje e fortë verbale është regjistruar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Top Story”, duke çuar deri në largimin e njërit prej të ftuarve.

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, u largua nga studio pas një debati të tensionuar me moderatoren Grida Duma.

Situata u nxe kur moderatorja i kërkoi llogari përfaqësuesit të opozitës lidhur me mungesën e reagimit në terren për një ngjarje të fundit, gjë që shkaktoi reagime të forta nga të dyja palët.

Gjatë diskutimit, Lela përdori tone ironike ndaj moderatores, çka u kundërshtua menjëherë nga Duma, e cila theksoi rolin e saj drejtues në studio dhe rregullat e debatit.

Përplasja u thellua më tej kur diskutimi kaloi në çështje etike dhe mënyrën e komunikimit mes pjesëmarrësve. Tensionet arritën kulmin në momentin kur debati degradoi në gjuhë të papërshtatshme.

Pas këtij episodi, moderatorja i kërkoi Lelës të largohej nga emisioni, duke bërë të qartë se një gjuhë e tillë nuk është e pranueshme në studion që ajo drejton

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *